E diel, 23 Shkurt, 2025

Së shpejti ligj për leximin në Shqipëri?

- Advertisement1-

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, Qendra Kombëtare  Librit dhe Leximit i ka propozuar Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit hartimin e një ligji për leximin.

Drejtoresha e qendrës, Alda Bardhyli, është shprehur se ky ligj nuk do i detyrojë të rinjtë të lexojnë, por do të ketë si qëllim që t’i nxisë drejt librave.

- Advertisement -

Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit në bashkëpunim me specialistë të fushës dhe me dy ministritë përkatëse, do të punojë që gjatë vitit 2021 të realizojë këtë ligj. Një ligj që në një farë mënyre nuk do të jetë detyrim në vetvete, por një nxitës që të kthejë dashurinë për leximin”, ka thënë gjatë një tryeze diskutimi Bardhyli.

Studiuesit kundër: Nuk mund të imponohet leximi

Studiues të letërsisë e cilësojnë këtë iniciativë të pavend, sepse sipas tyre leximi nuk mund t’i imponohet askujt. Sipas tyre institucionet nuk duhet të marrin përsipër udhëheqjen, por të ndjekin politika më të mira kulturore.

Leximi është çështje kulturimi, është çështje që ka të bëjë me vetëdijen e çdo institucioni mbi raportin që ka me dijen edhe kulturën. Institucionet të mos marrin përsipër që të udhëheqin, por të bëjnë politika kulturore”, shprehet studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka.

Ndërsa për historianin Hasan Bello kjo iniciativë është kthim pas në kohë, në regjimin komunist, ku leximi, kryesisht i gazetave, ishte i imponuar.

- Advertisement -rrrrrrr

Mendoj se është një rikthim tek para vitet ‘90. Nëse marrim si model Italinë, bëjmë mirë që Italinë ta marrim model edhe për shumë gjëra të tjera, jo vetëm për legjislacionin, që i drejton fëmijët të lexojnë libra që institucionet tona të brishta ua detyrojnë me zor”, thotë Bello.

Bibliotekat e qyteteve dhe të shkollave jofunksionale

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për faktin se bibliotekat e shkollave dhe të qyteteve janë lënë pas dore për 30 vite me radhë, pa i furnizuar me botime të reja. Edhe pse nuk është bërë asgjë për pasurimin e tyre, duket se as këtë vit nuk do të ketë ndonjë fond të veçantë për shtimin e librave të rinj në biblioteka.

Këtë vit s’kemi një buxhet të dedikuar për pasurimin e bibliotekave, por kemi përgatitur dhurimin në shkolla edhe gjimnaze të një kolane me 50 tituj, që do të shkojnë në të paktën 300 shkolla”, ka shtuar Margariti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....