SBASHK vazhdon trajnimet për mësimdhënës, këtë javë u mbajt në Kaçanik

- Advertisement -

SBASHK ka vazhduar organizimin e trajnimeve të ndryshme në disa komuna të Kosovës edhe gjatë këtij vikendi.

- paragrafi 1 -

Të shtunën është mbajtur trajnimi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në Kaçanik, i cili po mbahet nga trajneri i caktuar nga SBASHK-u, Avni Krasniqi.

- Advertisement -

Po ashtu të shtunën u mbajt trajnimi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” nga trajnerër Kadri Hyseni dhe Nexhmedin Gruda, në Ferizaj.

Të shtunën është mbajtur edhe trajnimi “Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkolla fillore” nga trajneri Ahiret Mehmeti në Prizren dhe trajnimi “Roli i mёsimdhёnёsve pёr mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme tё punёs” i mbajtur nga trajnerja Drita Kamberi.

Po ashtu po vazhdon trajnimi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në Pejë nga trajneri Burim Krasniqi.

- Advertisement -