E shtunë, 22 Shkurt, 2025

SBASHK vazhdon trajnimet me mësimdhënës në Mitrovicë, Pejë, Vushtrri e Prizren

- Advertisement1-

SBASHK ka filluar edhe me një grup të trajnimit në Mitrovicë në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social”, me trajner Skender Gashi, derisa ka vazhduar me grupe tjera të trajnimeve të filluara javën e kaluar në Mitrovicë dhe Vushtrri në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnerë Kadri Hyseni dhe Nexhmedin Gruda.

Mësimdhënësit pjesëmarrës në këto trajnime, gjatë ditës së shtunë i vizitoi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për zhvillim të brendshëm, Ymer Ymeri.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e SBASHK-ut, mësimdhënësve u dëshiruan suksese sa më të larta në trajnimet e organizuara për anëtarësinë derisa e përcollën nga afër mbarëvajtjen e këtyre trajnimeve.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë ditës së shtunë qëndruan edhe në Pejë ku organizuan edhe mbajtjen e testit për një grup të mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajner Burim Krasniqi.

Me trajnime në këto fusha po vazhdon edhe komuna e Prizrenit me disa grupe të mësimdhënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...