E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

SBASHK vazhdon me trajnime për mësimdhënës edhe këtë vikend në Prishtinë

- Advertisement1-

SBASHK ka vazhduar me organizimin e trajnimeve për mësimdhënësit-anëtar të Sindikatës edhe këtë vikend në Prishtinë dhe Pejë.

Me kërkesë të mësimdhënësve të Prishtinës, për të dytën javë me radhë ka vazhduar trajnimi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” i cili po mbahet në hapësirat e shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet.

- Advertisement -

Gjatë ditës së dielë, mësimdhënësit të cilët po e ndjekin këtë trajnim i vizitoi koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e trajnimit si dhe u dëshiroi mësimdhënësve arritje sa më të lartë të përvetësimit të njohurive në fushën e prgrameve kompjuterike Word, Excel dhe Power Point, të cilat janë pjesë e modeuleve në këtë trajnim.

Trajnimi i filluar javën e kaluar në Prishtinë po udhëhiqet nga trajneri i përzgjedhur nga SBASHK, Kadri Hyseni, derisa do të vazhdojë të mbahet edhe për dy vikende të ardhshme.

Gjatë vikendit po ashtu ka vazhduar trajnimi në po të njëjtin program për dy grupe të mësimdhënësve në Pejë. Ky trajnim i cili po mbahet paralelisht në dy grupe për mësimdhënësit e Pejës, po udhëhiqet nga trajneri i përzgjedhur nga SBASHK-u, Burim Krasniqi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...