SBASHK vazhdoi me mbajtjen e trajnimeve për mësimdhënës edhe gjatë vikendit

- Advertisement -

SBASHK ka vazhduar me grupet e trajnimit për mësimdhënës edhe gjatë këtij vikendi, ku në Podujevë janë mbajtë trajnimet për dy grupe të mësimdhënësve në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajnerin e përzgjedhur nga SBASHK, Kadri Hyseni.

Po ashtu, trajnimet në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” kanë vazhduar edhe në Prizren me katër grupe të mësimdhënësve, të udhëhequra nga trajnerët: Naser Kastrati, Arton Ajeti, Ermal Ahmetaj dhe Nexhat Maçkaj.

- Advertisement -

Kurse në Gjilan kanë vazhduar trajnimet në të njëjtin program me dy grupe të udhëhequra nga trajnerja Ibadete Limani.

Edhe në Viti ka vazhduar një grup i trajnimit me mësimdhënësit e kësaj komune, me trajner Musli Neziri.

Kurse në Rahovec, trajnimi ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, ka vazhduar nga trajneri Skender Gashi.

- Advertisement -