E martë, 21 Janar, 2025

SBASHK-ut nuk i paguhet anëtarësia për muajin shtator

- Advertisement1-

Në fondin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në muajin shtator nuk u deponuan mjetet financiare nga kuota e anëtarësisë sindikale.

Kjo ndodhi pasi më 15 shtator në email-in zyrtar të SBASHK-ut dhe sindikatave të tjera erdhi një njoftim nga Thesari i Shtetit për digjitalizimin e anëtarësisë në platformën “e-Kosova”.

- Advertisement -

Disa mësimdhënës i kanë thënë Telegrafit se kuotën e anëtarësisë sindikale, që është 0.5 për qind e pagës neto, për muajin shtator u është kërkuar nga drejtoritë e shkollave që ta paguajnë ‘cash’.

Lidhur me këtë Telegrafi ka kontaktuar me nënkryetaren e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila tha se digjitalizimi i anëtarësisë përmes platformës “e-Kosova” është i jashtëligjshëm.

Ajo sqaroi se mësimdhënësve u kanë kërkuar që të regjistrohen në këtë platformë, ndërsa për muajin shtator anëtarësitë e shkollave t’i mbledhin mjetet financiare dhe t’i deponojnë në xhirollogaritë e shkollave.

“Është e vërtetë që kuotën e anëtarësisë sindikale nuk e kanë ndalë për muajin shtator që është prej 0.5 për qind të neto pagës. Nuk është ndalë nga Ministria e Financave. Ata kanë kërkuar që anëtarësia të regjistrohet përmes e-Kosova. Kështu që ne kemi kërkuar nga mësimdhënësit të regjistrohen përmes kësaj platforme. Ndërsa, për muajin shtator që nuk është bërë ndalesa atëherë anëtarësia e shkollave t’i mbledhin mjetet dhe t’i deponojnë në xhirollogarinë e shkollës së vet”, u shpreh Shala.

“Me këtë platformën e-Kosova të gjithë anëtarësinë i kanë përjashtuar. Më s’ka anëtarë përveç atyre që regjistrohen në e-Kosova. Njoftimi ka ardhur me 15 shtator nga Thesari i Kosovës, që anëtarësia e të gjitha sindikatave duhet të regjistrohen në e-Kosova dhe regjistrimi është dashur të bëhet deri me 21 shtator. Pra, për të gjitha sindikatat e jo vetëm për SBASHK-un. Kjo është e paligjshme sepse në ligj nuk thuhet që anëtarësia duhet të regjistrohet përmes kësaj plaforme e-Kosova”, shtoi ajo.

Këtë nismë të shtetit e kanë kundërshtuar edhe disa sindikata tjera si Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe ajo e Policisë së Kosovës. Sipas tyre kjo “ndërhyrje” bie ndesh me disa nene dhe paragrafe të Ligjit për Organizimin Sindikal.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...