E diel, 23 Shkurt, 2025

SBASHK: Urgjentisht të zgjidhet çështja e pagave për punëtorët e arsimit në Viti

- Advertisement1-

SBASHK thotë se iu gëzua lajmit se u krijua mundësia për procedimin e pagave të punëtorëve të arsimit , por informacionet flasin se kjo gjë nuk ndodhi edhe për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë, të cilët padrejtësisht ende kanë mbetur pa pagën e muajit shtator.

“SBASHK-u pa dashur të ndalet e të emëroj fajtorin i drejtohet Ministrisë së Financave dhe institucioneve qendore e lokale që ta bashkëbisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur në mënyrë që punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit.”

- Advertisement -

“Nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK në nivelin qendror vazhdon të mbaj komunikim me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi dhe me udhëheqës sindikal në këtë komunë dhe do të mbështes çdo angazhim të tyre dhe do t’u qëndrojë pranë e do të solidarizohet me ta edhe nëse ata fillojmë me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën”.

SBASHK thotë se kryetari  Rrahman Jasharaj me anëtarë të stafit qendor në orët e pasdites do të shkojë në Viti dhe do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë për të debatuar për situatën e krijuar e për të marrë vendime për veprime konkrete.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...