E shtunë, 21 Shtator, 2024

SBASHK-u vjen me njoftimin e fundit

- Advertisement1-

Propozimi i kryetarit të Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola që SBASHK të ndërpres grevë dhe të përdor mekanizmit e mos-notimit të nxënësve, si presion ndaj Qeverisë së Kosovës për t’i plotësuar kërkesat e tyre ka marrë një ‘JO’ të madhe të premten mbrëma SBASHK-u.

Një takim i anëtarësisë së SBASHK-ut në të cilin do të diskutohej ideja e kreut të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, kishte dhënë shpresë, megjithatë pas takimit u njoftua se s’ka një marrëveshje.

- Advertisement -

Përmes një komunikate për media të lëshuar mbrëmë nga SBASHK-u, është bërë e ditur që ideja e deputetit Gola është përkrahur nga një numër i vogël i shoqatave sindikale dhe institucione arsimore.

Sipas komunikatës, 39 kanë përkrahur propozimin e deputetit Gola derisa 663 shoqata sindikale apo institucione arsimore nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola që mënyra aktuale e grevës të zëvendësohet me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

“Nga raportimet e prezantuara është parë se 39 shoqata sindikale, apo institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Gol, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 shoqata sindikale apo institucione që nuk e kanë pranuar këtë ide”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

“Në këto rezultate nuk është përfshirë një komunë , kryetari i të cilës ka deklaruar me shkrim se gjithë grevistët atje nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola , por në mungesë në takim të kryetarit sindikal nga kjo komunë kjo nuk është përfshirë në rezultatet e përgjithshme”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar nga institucioni që drejton Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Murat Demolli nga Prishtina

Është pensionuar Murat Demolli, mësimdhënës në shkollën "Gjergj Fishta" në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i...

Hapet shkolla e dytë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Offenbach të Gjermanisë

Krahas shkollës ekzistuese Albert Schweizer Schule, e cila suksesshëm vazhdon punën e saj, në...

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...