SBAShK-u uron 7 Marsin: Pishtarë të dijes, urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

- Advertisement5 -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e mësimdhënësve ndër vite në arsimimin dhe edukimin e brezave.

- paragrafi 1 -

Përmes një komunikate për media, SBAShK-u shkroi se kjo datë shënon përpjekjet e njerëzve të dijes për ta mbrojtur dhe zhvilluar arsimin shqip.

- Advertisement - M1

“Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Është kjo datë që shënon nismën e përpjekjeve sublime të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira. Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj ishin në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojtën arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit”, thuhet në komunikatë.

SBASHK theksoi po ashtu se do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

“Bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin me përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në shërbim të arsimit dhe për realizimin e kërkesave tuaja legjitime”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut. /AlbanianEducation.net/.