E premte, 28 Shkurt, 2025

SBASHK-u tregon se kur e publikon vendimin për vazhdimin e grevës apo jo

- Advertisement1-

Fundjava që vjen pritet të jetë vendimtare nëse do të nisë procesi mësimor nga 3 tetori apo do të vazhdojë greva në arsim.

Edhe pas përfundimit të votimit brenda anëtarësisë së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nëpër komunat e vendit ende nuk dihet për rezultatin final nëse do të ndërpritet greva apo jo.

- Advertisement -

Anëtarja e Këshillit të Grevës, Hanife Salihu për KlanKosova edhe pas votimit të disa nga shkollat ka thënë se ende nuk dihet nëse do të nisë procesi mësimor nga e hëna.

“Ende nuk kemi të dhëna për qëndrimet e shkollave në nivel vendi se cili është qëndrimi i tyre lidhur me vazhdimin e grevës apo nisjen e procesit mësimor nga e hëna”, tha Salihu.

Shkollat që nuk morën pjesë në procesin e votimit, kanë kohë edhe nesër të shprehin qëndrimin e tyre.

“Kemi informacione se deri në orën 12:00 kur ka mbaruar procesi i votimit, janë disa shkolla që nuk kanë marrë pjesë në votim dhe të njejtët kanë kohë deri ditën e nesërme të tregojnë qëndrimet e tyre përmes votimit”, shtoi ajo.

Tutje, Salihu tha se brenda SBASHK-ut rezultati i procesit të votimit do të kuptohet gjatë pasditës së nesërme ndërsa vendimin përfundimtar se a do të nisë apo jo mësimi nga e hëna do të kuptohet gjatë vikendit.

Kujtojmë se nga 25 gushti SBAShK-u mori vendim për bllokimin e procesit mësimor përmes grevës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Kristinë Oroshi nga Klina, mësimdhënësja që po realizon misionin e shenjtë në qytetin e Kielit të Gjermanisë

AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë me një mësimdhënëse Kristinë Oroshi nga Klina e cila...

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...

Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit...

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...