E diel, 24 Nëntor, 2024

SBAShK-u takohet me Nagavcin, flasin për mbi 130 mësimdhënës që nuk po marrin paga

- Advertisement1-

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), gjatë një takimi të zhvilluar sot me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë bërë të ditur se në Fushë Kosovë dhe në Mitrovicë janë disa punëtorë të arsimit që nuk po marrin paga.

Sipas SBAShK-ut, në Fushë Kosovë janë 53 punëtorë të arsimit që punojnë por nuk marrin paga ndërsa në Mitrovicë rreth 80 raste të tilla.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga ministrja Nagavci që të angazhohet brenda kompetencave të saj dhe në kuadër të qeverisë për ta zgjidhur këtë çështje.

Po në këtë takim përfaqësuesit e SBAShK-ut edhe një herë ia kanë kujtuar ministres Nagavci çështjet që lidhen me Ligjin e ri të pagave duke kërkuar mbështetjen dhe angazhimin e saj.

“Është ngritur edhe një herë edhe çështja e punëtorëve me sëmundje të rënda dhe SBAShK-u kërkoi nga ministrja Nagavci që edhe kjo çështje të ngritet në nivel të qeverisë për të gjetur zgjidhje të pranueshme. Në pyetjen e ngritur nga SBAShK-u lidhur me kolegët e punësuar që kanë 130 kredi, ministrja Nagavci është shprehur se çështja e tyre ka gjetur zgjidhje”, thuhet më tej njoftim.

Ministrja Nagavci theksoi se e ndan shqetësimin me SBAShK-un lidhur me punëtoret arsimor që janë duke punuar e nuk marrin paga dhe do të angazhohet për të gjetur zgjidhje të mundshme në bashkëpunim me qeveritë lokale dhe Ministrinë e Financave.

Të dy palët kanë biseduar edhe për çështjen e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe ishte vlerësim i përbashkët se vlerësimi i performancës duhet bërë sipas Udhëzimit Administrativ dhe përmes inspektorëve profesional.

Ministrja Nagavci tutje është shprehur se duhet analizuar me kujdes edhe këtë Udhëzim Administrativ me qëllimin që mësuesve t’iu krijohet liri akademike në profesion.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...