E hënë, 16 Shtator, 2024

SBASHK-u refuzon vlerësimin e mësimdhënësve, propozon inspektim në klasë

- Advertisement1-

Njohësit e çështjeve të arsimit po e konsiderojnë të domosdoshëm vlerësimin e performancës për mësimdhënësit, në mënyrë që të përmirësohet cilësia.


Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës janë shprehur kategorikisht kundër mundësisë për testim të mësimdhënësve. Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit kanë thënë se vlerësimi i performancës është i nevojshëm, porse një gjë e tillë duhet të bëhet nga inspektorati

- Advertisement -

Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve po konsiderohet i domosdoshëm për rritjen e cilësisë në arsim. Sipas Egzon Gashit, themeluesit të organizatës “Teach for Kosova”, rezultatet e kësaj metode do të kishin ndikim edhe në testin “PISA”.

“Po, mendoj që është shumë e nevojshme, sot për sistemin e arsimit në Kosovë. Shpesh herë po flitet për dy metoda të ndryshme ose të bëhet testimi ose vlerësimi i performancës dhe unë mendoj që vlerësimi i performancës është shumë më i duhur se testimi i mësimdhënësve…”, ka thënë Gashi.

Më tej ka shtuar se është kundër që mësimdhënësit t’ju nënshtrohen një testi psikologjik. Por, sipas tij, nëse hetohet ndonjë rast kur ka raste që mësimdhënësi ka probleme të tilla, çështja duhet të adresohet te Drejtoria Komunale e Arsimit dhe rastet të trajtohen në mënyrë individuale.

Kundër idesë së vlerësimit të arsimtarëve e profesorëve përmes testit me shkrim ka dalë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Sipas tij, vetë ideja për testim është ofendim për mësimdhënësit. Alternativë më e mirë, sipas tij, është të inspektohet puna e tyre.

“Në vend të kësaj, që do të ishte nënçmuese e degraduese, ne vazhdimisht po kërkojmë edhe nga ministrja Nagavci që të forcohet sektori i inspektorëve profesionalë që inspektorët profesionalë të shkojnë nëpër orë, t’i shohin nga afër sesi po punojnë mësimdhënësit dhe dobësitë që ata i tregojnë gjatë atyre orëve. Këshilltarët pedagogjik apo inspektorët t’ua thonë në mënyrë që ata t’i tejkalojnë ato mangësi dhe të bëhen edhe më të mirë sesa janë tani. Kurse testi do të ishte degradues dhe nënçmues, sepse do t’i vinte në pikëpyetje edhe provimet edhe diplomën që e kanë marrë në universitete”, ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut.

Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, nuk e ka përmendur testimin me shkrim për mësimdhënësit. Ai ka thënë se vlerësimi i performancës është i nevojshëm dhe një gjë e tillë, sipas legjislacionit në fuqi, bëhet nga inspektorati, për të cilin nuk ka treguar se a ka kapacitete të mjaftueshme.

- Advertisement -rrrrrrr

“Përmirësimi i cilësisë është ndërmarrje shumëdimensionale dhe afatgjate. Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është vetëm një aspekt i saj. Po ashtu janë me rendësi përmirësimi i teksteve shkollore, zbatimi i plotë i kurrikulës, përmirësimi i menaxhimit në shkolla, avancimi i infrastrukturës shkollore etj. Te gjitha këto duhet të bëhen duke ndërtuar një sistem të mirëfilltë të llogaridhënies në të gjitha nivelet e arsimit”, thuhet në përgjigjen e Pupovcit.

Ndërkaq i pyetur për sistemin e vlerësimit në SHBA, Egzon Gashi thotë se aty ku edhe kishte ushtruar profesionin e mësimdhënësit, kishte pasur katër vlerësime në vit.

“Pak është një herë në katër vite. Duhet të bëhet çdo vit. Personalisht kam qenë mësimdhënës në Amerikë për dy vite, nga 2014 deri 2016. I kemi pas 4 vlerësime në vit dhe një vlerësim përfundimtar të përgjithshëm. Kjo është një metodë, nuk po them që është metoda ma e mirë për Kosovën”, është shprehur ai.

Tash e disa vjet është ngritur ideja për mundësinë e vlerësimit apo të testimit të mësimdhënësve, por deri më tani kjo ka mbetur vetëm në nivel të diskutimeve./Koha/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqip në Filadelfia: “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta...

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen…”

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen...” "Çdo herë do të ktheheni në kujtimet...

Kompania Pestova gëzon nxënësit në Poçestë të Pejës me rastin e vitit të ri shkollor, ju dërgon VIPA Chips

Nxënësit e klasës të parë dhe parafillor të shkollës “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë...

Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet

Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë...