E diel, 9 Shkurt, 2025

SBASHK-u, pjesë e Kongresit Botëror të Edukimit në Argjentinë

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK-u), e përfaqësuar nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, po qëndrojnë në Buenos Aires – Argjentinë, ku po marrin pjesë në Kongresin e 10-të Botëror të Arsimit (Education International).

Sipas një njoftimi për media, me moton “Rritja e sindikatave tona, ngritja e profesioneve tona, mbrojtja e demokracisë”, Kongresi Botëror 2024 ka mbledhur rreth 1 200 delegatë nga e mbarë bota nëpërmjet 383 organizatave anëtare të cilët po përfaqësojnë më shumë se 32 milionë mësues dhe personel mbështetës të arsimit nga 178 shtete.

- Advertisement -

“Gjatë qëndrimit në Buenos Aires nga 27 korriku e deri më sot, përfaqësuesit e SBAShK-ut u takuan me shumë delegacione para fillimit të Kongresit dhe pritet që edhe në pesë ditët në vijim të kenë takime edhe me kryetaren e EI, me sekretarin e përgjithshëm si dhe me delegacione të Gjermanisë, Holandës, Italisë, Meksikës e shumë e shumë shteteve”, thuhet në njoftim.

Më tutje, bëhet me dije se në hapje të Kongresit të Sindikatave të Arsimit, zëvendëssekretarja e OKB-së, Amina J. Mohammed, ka theksuar se “ky Kongres është një mundësi vendimtare për ne që të bashkohemi, të strategjizojmë dhe, mbi të gjitha, t’i identifikojmë mënyrat për t’i mbrojtur mësuesit dhe për ta rilindur profesionin e mësuesit, ndërsa punojmë për të ofruar një të ardhme më të drejtë, më të begatë dhe të qëndrueshme për të gjithë”.

Kryetarja e Internacionales Botërore të Arsimit, Susan Hopgood, në hapje të kësaj ngjarje të veçantë për sindikatat, tha se, pavarësisht një bote që përballet me konflikte, ndryshime klimatike, paqëndrueshmëri ekonomike dhe sulme ndaj demokracisë, Hopgood pohon se vendosmëria e EI për ta nxitur përparimin dhe për ta mbrojtur demokracinë nuk ka qenë kurrë më e fortë.

Pas kësaj, sekretari i përgjithshëm i Internacioanles Botërore të Arsimit, David Edwards, u është drejtuar delegatëve me raportin e punës mes dy kongreseve duke u shprehur se EI në dekadën e katërt të angazhimit duhet të luftohet dhe të mbrohet.

“Por unë mund t’ju raportoj këtu në dekadën tonë të katërt ka ndërtuar njohuritë, reputacionin dhe fuqinë në nivelin më të lartë për të qenë një forcë jo vetëm për arsimin, por për vlerat e të drejtave të njeriut dhe demokracisë rreth botës”, tha Edwardsi. / RTK

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Një nxënës 16-vjeçar nga Prishtina pretendon se u rrah nga policët civilë në drejtori të shkollës

Një nxënës 16 vjeçar i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, O.M. po pretendon se është...

Pensionohet Shaban Mazreku, punëtor teknik i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Është pensionuar punëtori teknik Shaban Mazreku i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Njoftimi i shkollës: Në...

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...