SBASHK-u përgatit Planin strategjik 2026-2031

- Advertisement5 -

SBASHK-u ka vazhduar me aktivitetet sindikale përkrahur nga Qendra Amerikane e Solidaritetit. Kështu më 20 dhe 21 dhjetor janë gjendure në një punëtori, që kishte për objektiv përgatitjen e Planit strategjik të aktiviteteve sindikale për pesë vitet në vijim.

- paragrafi 1 -

Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar zyrtaren e lartë Bruna Hulfiu dhe gjithë Qendrën Amerikane të Solidaritet për përkrahjen e vazhdueshme në përpjekjet për ta forcuar zërin sindikal.

- Advertisement -

Jasharaj ka kujtuar se edhe ky aktivet sindikal shumë me rëndësi për krahet nga kjo Qendrës.

Zyrtarja e lartë e Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë, Hylfiu ka shprehur respekt për gjithë angazhimet e SBASHK-ut duke konfirmuar se edhe tani e tutje kjo Qendrës do të përkrah angazhimet e SBASHK-ut për të qenë të përgatitur në përballje me sfidat e kohës.

Ajo ka theksuar se në secilin aktivitet sindikal përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë qenë shumë të angazhuar kështu që janë arritur edhe objektivat e parapara.

- Advertisement -

Hylfiu në fjalën përshëndetëse ka falënderuar edhe ekspertin e mirënjohur të arsimit  Dukagjin Pupovci.

Në vazhdim të kësaj punëtorie Pupovci ka treguar për objektivat e kësaj punëtorie për të treguar edhe për temat kyçe e duke veçuar Qeverisjen dhe kapacitetet organizative, Shërbimet për anëtarë, për dialogun social, për financat dhe qëndrueshmërinë institucionale dhe për komunikimin, imazhin publik.

Kontribut me vlerë në arritjen e objektivave, krahas ekspertit Pupovci kanë dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut Ymer Ymeri, nënkryetarja Vjollca Shala, zyrtari ligjor Blendor Shatri, por edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë punëtori.

Angazhimi maksimal i të gjithëve ka bërë që të përgatitet Plani strategjik i SBASHK-ut, i cili paraqet bazën e aktiviteteve që do të zhvillohen në pesë vitet e ardhshme. /AlbanianEducation.net/.