E shtunë, 22 Shkurt, 2025

SBASHK: Në Ditën Botërore të Mësuesit nuk gjetëm arsye për festë

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në Ditën Botërore të Mësuesit ka thënë se mësuesi në Kosovë, në 5 tetorin e këtij viti nuk gjeti arsye për festë.

“Pagat e kolegëve të tyre në shtetet e rajonit shënuan rritje të dukshme e mësuesi në Kosovë mbeti duke u përballur me sfidat e kohës e me përpjekjet për të lidhur fillimin e muajit me fundin. Madje, më keq se kjo mësuesi në Viti nuk mori fare as atë pagën, që është më e ulta krahasuar me shtetet e rajonit, dhe u desht që përfaqësuesit e tyre të dalin para Qeverisë në ditën e 4 tetorit, pikërisht para ditës botërore të mësuesit, jo për të festuar por për të kërkuar, tani jo rritje page, po pagën e muajit shtator”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

- Advertisement -

Tutje theksohet se mësuesi në Kosovë ende është pa rritje page, pa Kontratë Kolektive të arsimit e pa shumë kërkesa të realizuara e nën presion se ajo që i ndodhi mësuesit në Viti mund t’u ndodh në muajin e ardhshëm edhe mësuesve në shumë komuna të tjera.

“Mësuesi në Kosovë është mësuar me sfida e me telashe pa fajin e tyre, por me dinjitet kanë festuar 7 Marsin – ditën kombëtare të mësuesit.E kujtojnë edhe ditën botërore bashkë me 11 milionë kolege e kolegë në Evropë dhe me 32 milionë kolege e kolegë në tërë botën nga të cilët kanë pasur dhe kanë mbështetjen e tyre. E kjo mbështetje u erdhi para dy ditëve edhe një herë nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës”, thuhet tutje në komunikatë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...