E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

SBASHK-u: Koeficienti s’i plotëson pritjet tona, por s’bëjmë ankesë te Avokati i Popullit

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se koeficienti prej 105 euro nuk i plotëson pritjet e tyre por sipas tyre, ligji duhet të nis së zbatuari.

Në reagim, SBASHK-u tha se ndonëse koeficienti nuk i plotëson pritjet e tyre, është mundësuar që mbi 90 për qind e anëtarësisë së tyre të kenë një rritje page mesatare rreth 100 euro.

- Advertisement -

““Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90 për qind e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Tutje, SBASHK tha se në këto faza, nuk ka pasur asnjë konsultim me ta për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuas nga asnjë organ pëqlimi i tyre.

“Pra, SBAShK-u nuk ka ndërmend të dërgoj ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në reagim, përcjell Reporteri.net.

Ndërsa, reagime në lidhje me vlerën e koeficientit pati nga partitë politike, të cilat thanë se koeficienti prej 105 euro nuk i plotëson nevojat e punëtorëve të sektorit publik.

Tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK lëshuan seancën e kuvendit, si shenjë revolte për vlerën e koeficientit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...