E diel, 23 Shkurt, 2025

SBASHK-u kërkon të rriten pagat në arsim për 50%

- Advertisement1-

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ua ngrit pagat 50 për qind, ata do ta “simpatizojnë atë”.

Sipas Ymerit, ish-kryeminisri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kontribuar më së shumti për sektorin e arsimit në Kosovë.

- Advertisement -

Ai për Telegrafi shtoi Thaçi ka natyrshëm një simpati nga udhëheqësit e sindikatës pasi ua kishte rritur pagat.

“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë anëtar i PDK-së. Ish-kryeministri Hashim Thaçi ka bërë më së shumti për arsim. Kur një kryeministër ia rrit punëtorëve të arsimit pagat njëherë 50%, pastaj edhe 25%, atëherë normalisht që udhëheqësit e sindikatës kanë me pas simpati”, tha Ymeri.

Tutje tha se “Kryeministri Kurti le ta rrit rrogën 50%, krejt kemi me u bë me të”.

Ndërkaq Ymeri thotë se nuk e din ku janë mospajtimet mes sindikatave dhe Qeverisë pasi nuk ka pasur asnjë takim me ta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...