E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

SBASHK-u i thotë Muratit: A ke edhe ndonjë sulm kundër punëtorëve të arsimit?

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), përmes një reagimi publik ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Në reagim thuhet se ministri nuk ka mbështetur nismën qytetarë të nënshkruar mbi 20 mijë qytetarë, e që u kërkohet tu kthehej e drejta e punëtorëve të arsimit për vitet e 90’ta si kontributdhënëse.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Ministër Murati, a ke edhe ndonjë sulm kundër punëtorëve të arsimit?

Një mendim juridik, pa as edhe një argument të qëndrueshëm i datës 11 nëntor, doli nga Ministria që drejtoni ju ministër Murati dhe e gjete rastin pikërisht një ditë para Festës së madhe të Flamurit Kombëtar t’a prezantoni në takim të Qeverisë dhe nuk e mbështetët nismën qytetare nënshkruar nga 20.606 qytetarë, e që kërkonte t’u kthehej e drejta e fituar punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta si kontributdhënëse. Kjo nismë, pavarësisht këtij qëndrimi kundër të Qeverisë, do të vazhdojë rrugëtimin dhe shpresojmë shumë se deputetët do ta votojnë.

Ministër Murati, ky nuk është sulmi i vetëm nga ti, kundër punëtorëve arsimorë. Mendimi juridik lidhur me këtë çështje që ka disa faqe tekst pa as edhe një argument, nuk e thotë të vërtetën e çështjes, e që e lexuam disa herë me kujdes. Aty përmendet edhe Kushtetuesja, por ajo me fjalën “diskriminim” nuk ju ka autorizuar t’ua mohoni këtë të drejtë të garantuar me Ligj punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, por që këtë të drejtë t’ua pranoni edhe gjithë punëtorëve të dëbuar dhunshëm nga puna nga institucionet e instaluara represive serbe në ato vite. Sipas jush, ata që i shërbyen pushtuesit shpërblehen edhe tani me pensione të plota e ata që bënë sakrifica sublime për shtetësinë e Kosovës ndëshkohen edhe tani me pensione. Ministër Murati, nuk besoj se as edhe një shqiptar i Kosovës, pavarësisht bindjes politike, pajtohet me këtë realitet të tmerrshëm sepse nga populli ynë punëtorët e arsimit në vitet e 90-ta janë konsideruar heronj të kohës.

Ministër Murati, tani kur po përfundoni këtë mandat, ne po bëjmë një vlerësim me fakte të qëndrimit të Qeverisë suaj dhe të Qeverive të tjera të Republikës së Kosovës ndaj punëtorëve të arsimit, por edhe ndaj policisë, zjarrfikësve, punëtorëve shëndetësor, të administratës dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik. Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës zhvilluan dialog dhe në takime u munduan të ofrojnë zgjidhje, bile për ndonjërën kërkesë. Ju nuk zhvilluat as takime e as dialog.

Tani po të kujtojmë se çfarë kanë bërë Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës për arsimin dhe do të përmend vetëm nga një veprim të tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Kryeministri Hashim Thaçi dhe Qeveria që drejtonte, ai nuk i iku kurrë dialogut me sindikatën dhe duke respektuar kërkesën tonë bëri ngritje të vazhdueshme e të dukshme të pagave,

Kryeministri Isa Mustafa tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe falë angazhimit të ish zv.kryeministrit Kujtim Shala dhe ministrit Arban Abrashi e kthyen në realitet pikën 6 të nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale dhe punëtorët e arsimit gëzonin pension të punës e jo të pleqërisë,

Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe duke shprehur respekt për sakrificat sublime të punëtorëve të arsimit në vitet 90-ta bëri Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta, Ligj ky që në shenjë respekti për ato vite u siguron një shtesë materiale të pensionuarave e që punuan me në ato vite me sistemin arsimor të Republikës së Kosovës,

Kryeministri Avdullah Hoti ishte vazhdimisht pranë punëtorëve të arsimit dhe në momente kur po përballeshim me një armik tepër të rrezikshëm, pra me Covidin, mbështeti punëtorët arsimor me një shtesë prej 100 euro dhe u angazhua bashkë me ministrin Ramë Likaj për nënshkrimin e Kontratës së re të Arsimit të Kosovës.

Rikthyem kujtesën dhe përmendëm vetëm nga një veprim pozitiv të atyre Qeverive të Republikës së Kosovës, se angazhime e veprime të tilla kishte edhe më shumë.

Ministër Murati, për Qeverinë tuaj nuk gjetëm as edhe një veprim dhe as një rast që jeni takuar me sindikatën tonë dhe keni ofruar zgjidhje në kërkesat tona legjitime. Ju, në vend të kësaj, gjatë gjithë këtyre katër viteve keni vazhduar të keni qasje të gabuar e madje edhe armiqësore ndaj sindikatës sonë dhe ua keni mohuar edhe të drejtat e fituara punëtorëve të arsimit.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Refik Ramadani merr titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e shkencave kompjuterike

Refik Ramadani, student i doktoratës në Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës në Universitetin “St....

Vdes mësuesja Fejzije Krasniqi nga Prishtina

Ka vdekur mësuesja Fejzije Krasniqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Gjergj Fishta" në Prishtinë,...

“Së bashku kundër bullizmit”, projekti i nxënësve të shkollës “Protagonisti”

Projekti “Së bashku kundër bullizmit” në shkollën “Protagonisti” përfshiu të gjitha klasat e ciklit...

Ngrihet shqetësimi: Persona të panjohur po i joshin nxënësit me çokollata e lojëra

Janë ngritur shqetësime për cenim të sigurisë së fëmijëve nga persona që me një...