SBASHK-u filloi me katër grupe të reja të trajnimit

- Advertisement -

SBASHK-u ka filluar të shtunën me katër grupe të reja të trajnimit në tri komuna të ndryshme të Kosovës.

- paragrafi 1 -

Në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, SBASHK të shtunën filloi me dy grupe të trajnimit në Skenderaj, të cilat po udhëhiqen nga trajneret e përcaktuara nga SBASHK, Fatlume Mehmeti dhe Arbenita Gashi.

- Advertisement -

Mësimdhënësit gjatë fillimit të trajnimit i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Skenderaj, Shpend Rexha, derisa mësimdhënësve u dëshiroi arritje sa më të larta në zhvillimin e tyre në karrierë.

Me një grup të mësimdhënësve në po të njëjtin program, “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, filloi trajnimi edhe në komunën e Kaçanikut, i cili po udhëhiqet nga trajneri i përzgjedhur nga SBASHK, Naser Guri. Për të përcjellur mbarëvajtjen e tij, mësimdhënësit i vizitoi kryetari i NSKAP-it për Kaçanik, Islam Berisha i cili u dëshiroi mësimdhënësve punë të mbarë drejt zhvillimit të karrierës.

Ndërsa në Pejë, një grup i trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, filloi të shtunën e 18 tetorit, nën udhëheqjen e trajnerit të përcaktuar nga SBASHK, Burim Krasniqi. Për të parë nga afër mbarëvajtjen e trajnimit, mësimdhënësit i vizitoi kryetari i NSKAP-it për Pejë, Isuf Lajçi, i cili u dëshiroi mësimdhënësve suksese në karrierë dhe në ngritje profesionale.

- Advertisement -

SBASHK vazhdon mbështetjen e mësimdhënësve anë e kënd Kosovës përmes trajnimeve pa pagesë të cilat atyre u shërbejnë për ngritje në karrierë dhe zhvillim bashkëkohor në profesionin e mësimdhënies.