SBASHK-u filloi me 4 grupe të trajnimit në Lipjan e Rahovec

- Advertisement -

SBASHK-u ka filluar të shtunën me katër grupe të reja të trajnimit në komuna të ndryshme të Kosovës.

- paragrafi 1 -

Në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, të shtunën filluan dy grupe të trajnimit në Lipjan. “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, moduli i parë, me trajnerin e përcaktuar nga SBASHK, Idriz Sopa dhe moduli i dytë me trajneren Blerona Ahmeti.

- Advertisement -

Mësimdhënësit dhe mbarëvajtjen e fillimit të trajnimit i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Lipjan, Emrush Ahmeti, i cili mësimdhënësve u dëshiroi sukses dhe arritje sa më të larta profesionale.

Në programin e njëjtë, “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, moduli i dytë, filloi edhe një grup i trajnimit në Mitrovicë, me trajnerin e përcaktuar nga SBASHK, Fevzi Selmani. Edhe në Mitrovicë qëndroi kryetari i NSKAP-it për këtë komunë, Isa Ismajli, i cili u kujdes për fillimin e mbarë të trajnimit për grupin e mësimdhënësve të cilin e organizoi SBASHK-u.

Kurse në Rahovec e filloi trajnimin një grup i mësimdhënësve në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, moduli i parë, nën udhëheqjen e trajnerit të përzgjedhur nga SBASHK, Albert Samadraxha.

- Advertisement -

Grupin e mësimdhënësve që po e ndjekin trajnmin e vizitoi kryetari i NSKAP-it për këtë komunë, Veli Morina, i cili mësimdhënësve u premtoi mbështetje të vazhdueshme nga Sindikata përmes trajnimeve pa pagesë.

SBASHK vazhdon mbështetjen e mësimdhënësve në të gjitha komunat e Kosovës përmes trajnimeve të nevojshme të cilat për anëtarësinë organizohen pa pagesë.