E diel, 23 Shkurt, 2025

SBASHK-u: Do ta çojmë në Gjykatë këdo që e ka marrë vendimin për mosekzekutimin e pagave

- Advertisement1-

Ndonëse të premten kanë pritur që në llogaritë bankare të tyre të dalin pagat, mirëpo as sot, 4 tetor, mësimdhënësit që grevuan nuk e kanë marrë pagën për muajin shtator. Për të marrë këtë rrogë, si kusht po flitet se është kompensimi i orëve mësimore, për çka SBASHK-u javë më parë ka treguar që nuk do ta bëjë.

Për shkak të mosekzekutimit të pagave, kjo sindikatë pritet të çojë në Gjykatë këdo që e ka marrë vendimin për pagat e shtatorit.

- Advertisement -

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Ymer Ymeri nga SBASHK-u, i cili tha se kjo është cenim i të drejtave të punëtorëve.

“Është cenim i të drejtave të punëtorëve por njëkohësisht edhe shkelje e ligjeve ekzistuese në Kosovë në bazë të kërkesës që e kemi bërë, në rast se Qeveria na dërgon një vendim të marrë nga kushdoqoftë, atëherë ne do të nisim procedurat gjyqësore”, tha Ymeri.

Sipas tij vendimi për mosekzekutimin e pagave është tentim i Ministrisë së Financave që ta shkatërrojë anëtarësinë e SBASHK-ut.

“Veprimi për mos me i ekzekutu pagat për mësimdhënëst është një tentim i Ministrisë së Financave për ta shkatërruar anëtarësinë e SBASHK-ut”, deklaroi Ymer.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....