E martë, 26 Nëntor, 2024

SBASHK-u del me të dhëna: 70% e shkollave sot nuk mbajtën mësim

- Advertisement1-

Sindikata e Arsimit ka deklaruar se e shtuna e 15 tetorit mund të konsiderohet si ditë e humbur e mësimit.

Me një deklaratë për media, SBASHK-u deklaron se MASHTI mund të jap shifra e deklarime, por realiteti në terren flet se në 70 % të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët, këtë të shtunë nuk është mbajtur fare mësimi.

- Advertisement -

“Në pjesën tjetër, numri i nxënësve ishte tepër i vogël dhe prandaj edhe aty nuk mund të thuhet se ka pasur proces mësimor”, deklaron Sindikata e Arsimit.

Në komunikatë shkruan se kjo është vlerësuar në takimin e jashtëzakonshëm që SBASHK-u ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal, të cilët kanë raportuar lidhur me gjendjen e sotme në komunat e tyre.

“Në vend që të vazhdojë me presionet e me dërgimin e inspektorëve nëpër shkolla, MASHTI duhet të mendojë pa ngarkesa dhe që në fillim të javës që po vjen të mbajë takim urgjent me përfaqësues të Asociacionit të Komunave, të Kolegjiumit të DKA-ve, të Këshillit të Prindërve dhe të SBASHK-ut, për të bërë përpjekje të përbashkëta dhe për të arritur marrëveshje të pranueshme lidhur me orët e humbura në grevë”.

Sindikata deklaron se nëse nuk veprohet kështu , atëherë do të ketë situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera, e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës, procesi mësimor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë, nga debatet që do të zhvillohen lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...

Poezi nga Teutë Bajraktari Cakaj: Në dheun e tokës sime

Në dheun e tokës sime Nëpër gurë të djegur, nëpër dhe të shkrumbuar Këmbët tona të...

Mësuesja Fatlume Rexha: Një orë mësimore prej 45 minuta me 35 nxënës në klasë nuk mjafton që të ketë cilësi në mësime

Në disa shkolla në Prishtinë ka deri 40 nxënës për paralele, e disa të...