E premte, 3 Janar, 2025

SBASHK-u del me njoftimin e fundit, tregon përfundimisht nëse vazhdon greva

- Advertisement1-

Sindikata e Arsimit ka informuar opinionin publik që greva do të vazhdojë.

Në një komunikatë për media, SBAShK deklaron se janë të zhgënjyer me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

- Advertisement -

Kjo pasi ai sot i cilësoi si “sindikalistë të PAN’it”.

“Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Greva sot i ka mbushur një muaj.

Nuk ka as një shenjë në një marrëveshje në mes Qeverisë dhe Sindikatës.

Komunikata e plotë:

Informatë për mediet e shkruara e elektronike

- Advertisement -rrrrrrr

SBASHK- Kryeministri dhe qeveria me deklarimet e tyre sikur po angazhohen që greva të vazhdojë

Kryetarët e Këshillave Greviste komunale dhe të universiteteve dhe ata të shoqatave sindikale të Federatës së shërbyesve civilë kanë pritur se e shtuna dhe e diela do të jetë ditë të angazhimet e përkushtimit dhe Qeverisë për të pasur takime me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe për të bërë angazhime për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme.

Mirëpo deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it ka krijuar indinjatë të grevistët dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë .

Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi.

Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim.

Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë përgëzuar grevistët të cilët, edhe përkundër presioneve të vazhdueshme ndaj tyre, por vazhdojnë të qëndrojnë me dinjitet dhe unik në përpjekjet për realizimin e kërkesave të tyre legjitime.

Njëheri i sigurojnë grevistet se do te jenë zëri i tyre dhe s’do te pushojnë asnjë moment për të tentuar që të bisedojnë me Qeverinë për të gjetur një mënyrë të realizimit të kërkesave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Provimin për licensim të avansuar e kaluan 7 mësimdhënës, Nagavci e quan sukses të jashtëzakonshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se është e lumtur që e kanë...

“Shtesa e performancës në vlerë monetare prej 1.2 të vlerës së koeficientit”, Nagavci jep detaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është përmbyllur avancimi i performancës së...

Vdes mësimdhënësi Basri Topalli nga Ferizaj

Ka vdekur mësimdhënësi Basti Topalli nga Ferizajt, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftim mortor: Ngushëllime familjes Topalli, kolegëve dhe...

Më mirë vonë se kurrë: 50-vjeçe në klasë të parë

As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i...