SBASHK-u bën bashkë veteranët e viteve 90 -ta, i falënderon për kontributin e dhënë në arsim

- Advertisement -

SBASHK ka vazhduar me aktivitetin tradicional për të dëshmuar respektin e lartë për veprimtarët veteranë të cilët që nga vitet e 90-ta e deri në pensionim kanë dhënë kontribut me vlerë në angazhimet e shumta në shërbim të anëtarësisë dhe në forcimin e zërit sindikal.

- paragrafi 1 -

Ata janë pensionistë tani e sa kohë dhe vitet kanë lënë gjurmë te ta, por ata sikur rinohen kur bëhen bashkë dhe shpalosin kujtimet për angazhimet dhe veprimtaritë e shumta sindikale. Kështu ishte edhe këtë vit.

- Advertisement -

SBASHK-u i bëri bashkë për dy ditë me radhë dhe një takimin solemn, kryetari Rrahman Jasharaj dhe sekretari i përgjithshëm, Ymer Ymeri kanë përshëndetur këta pishtarë të dijes duke i falënderuar për gjithë kontributin e dhënë nëpër vite e dekada në angazhimet sindikale në shërbim të anëtarësisë dhe në arritjet e shumta të SBASHK-ut.

Zyrtari ligjor Blendor Shatri u është përgjigjur në pyetjet që kishin të bënin me Ligjin për skemat pensionale.

Këta veteranë shprehën krenarinë e tyre për SBASHK-un duke falenderuar shtafin qendror për këtë aktivitet që dëshmon se vlerësohet lart dhe nuk harrohen kurrë këta veprimtarë sindikal dhe pishtarë të dijes nëpër vite e dekada.

- Advertisement -