Greva edhe më tej vazhdon. Kështu deklaroi Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Një ditë para se zyrtarisht ku do të duhej të fillonte procesi mësimor me 1 shtator, Jasharaj deklaroi se nxënësit nuk duhet të shkojnë në shkollë sepse mësimdhënësit do të jenë në grevë.
Ai foli edhe për presionet që po bëhen nga Qeveria. “Nuk mund të bëhet asnjë presion e asnjë kërcënim për ndërprerje të grevës”, tha Jasharaj.
“ Ndërsa ata që do të vazhdojnë me presionet, ta dinë se ashtu siç kemi bërë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ashtu do të bëjmë edhe me tjerët”, tha Jasharaj.