SBASHK-u filloi sot me dy grupe të trajnimit për mësimdhënës, në programin “Aplikimi i programeve kmpjuterike në mësimdhënie”.
Një grup në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie-moduli 1”, filloi në Mitrovicë nën udhëheqjen e trajnerit të përcaktuar nga SBASHK, Kadri Hyseni.
Mësimdhënësit gjatë fillimit të trajnimit i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Mitrovicë, Isa Ismajli, i cili atyre u dëshiroi suksese në punë dhe karrierë.
Kurse, grupi tjetër në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie-moduli 2” filloi në Viti, nën udhëheqjen e trajnerit të përzgjedhur nga SBASHK, Musli Neziri.
Edhe grupin e mësimdhënësve në Viti, u përkujdes ta vizitonte kryetari i NSAKP-it për Viti, Kemajl Bislimi, i cili u dha mbështetje mësimdhënësve në ngritjen profesionale.