SBASHK të dielën filloi edhe me një grup të trajnimit në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, në Pejë, nën udhëheqjen e trajnerit të përcaktuar nga SBASHK, Ilir Gashi.
Mësimdhënësit që e filluan trajnimin i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Pejë, Isuf Lajqi, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e fillimit të trajnimit dhe u ofroi mbështetje mësimdhënësve në zhvillimin e tyre profesional.
SBASHK vazhdon me trajnime pa pagesë për anëtarësinë e vet në të gjitha komunat e Kosovës.


