E diel, 19 Janar, 2025

SBASHK: Qeveria ta ndryshojë qasjen e gabuar ndaj sindikatave

- Advertisement1-

Në fund të këtij viti shkollor ka nisur një ‘përplasje’ në distancë e SBASHK-ut me Qeverinë, konkretisht kritikat e Sindikatës që drejtohet nga Rrahman Jasharaj në drejtim të ekzekutivit kosovar, shkruan Albanian Education.net.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dje pasi uroi qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndër të tjerash ka porositur Qeverinë që ta ndërrojnë qasjen, sipas tyre të gabuar ndaj sindikatave.

- Advertisement -

“SBASHK-u edhe sot në ditën e parë të festës së madhe të Kurban Bajramit i drejtohet me mesazh Qeverisë që ta ndryshojë qasjen e gabuar ndaj sindikatave. Të heq mendjemadhësinë po të dëgjojë zërin dhe kërkesat e të punësuarve në sektorin publik. Urojmë që kjo festë e mirësisë dhe e sakrificës të ndikojë te Qeveria që të heq tekat e inatet, ironinë dhe të jetë e të gjithëve”, thuhet në urim.

Ende nuk ka një reagim as nga Ministria e Arsimit, as nga ministrja Arbërie Nagavci, pas akuzave direkte që ju bën nga SBASHK-u. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...