SBASHK: Qeveria në detyrë po i lë mësimdhënësit pa të drejta

- Advertisement -

SBASHK shpreh shqetësimin e thellë për vonesën e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

- paragrafi 1 -

Ky bllokim i qëllimshëm, i shkaktuar nga mungesa e vullnetit politik për një kandidat konsensual për kryetar Kuvendi, po pengon trajtimin e çështjeve jetike për mësimdhënësit dhe qytetarët.

- Advertisement -

Qeveria në detyrë, e cila për katër vite ka injoruar kërkesat legjitime të mësimdhënësve – përfshirë Kontratën Kolektive, Ligjin për Pagat dhe Skemat Pensionale – vazhdon të funksionojë në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar përfaqësuesit e punëtorëve nga vendimmarrja. Ndërkohë, çmimet e produkteve esenciale, përfshirë qumështin dhe bukën, janë rritur deri në 20%, pa asnjë masë mbështetëse nga qeveria.

SBASHK e konsideron këtë papërgjegjësi të dyfishtë – institucionale dhe sociale. Po ashtu, bllokimi i institucioneve nga kryeministri i dorëhequr dhe refuzimi i bashkëpunimit politik për zgjidhje të krizës, dëshmojnë për mungesë serioziteti dhe përkushtimi ndaj interesit publik.

Kërkesa e SBASHK-ut është e qartë: Të formohen menjëherë institucionet legjitime; Të rifillojë dialogu sindikal dhe institucional me përfaqësuesit e mësimdhënësve; Të adresohen me urgjencë kërkesat tona dhe të ndërmerren masa kundër rritjes së çmimeve. Nëse kjo gjendje vazhdon, SBASHK do të shqyrtojë format e reagimit sindikal dhe qytetar në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit. /AlbanianEducation.net/.