Gjatë ditës së sotme, dy grupet e trajnimit për “Aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie”, që kanë filluar punën ditën e djeshme, janë vizituar nga Sekretari i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit Statutar të SBASHK-ut, zBlendor Shatri, si dhe kryetari i NSKAP-it për Skenderaj, Shpend Rexha.
Gjatë vizitës, ata kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me pjesëmarrësit, duke diskutuar jo vetëm për rrjedhën dhe rëndësinë e trajnimeve, por edhe për çështje të ndryshme sindikale që preokupojnë anëtarësinë.
Ymeri dhe Shatri kanë dhënë përgjigje të detajuara e sqaruese ndaj pyetjeve të ngritura nga pjesëmarrësit, duke theksuar përkushtimin e SBASHK-ut për të qenë gjithmonë pranë anëtarëve të vet.
Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit në trajnim shprehën mirënjohje dhe falënderim të veçantë për SBASHK-un, me në krye kryetarin, Rrahman Jashari, për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin profesional të mësimdhënësve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.