E premte, 21 Shkurt, 2025

SBASHK pjesë e rëndësishme e diskutimeve evropiane për barazinë në arsim!

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) po merr pjesë në takimin e Komitetit të Përhershëm për Barazi të ETUCE, që po mbahet më 18-19 shkurt 2025 në Bruksel e ku po marrin pjesë 47 përfaqësues të vendeve të ndryshme nga Evropa.

SBASHK përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri, i cili po kontribuon përkrah përfaqësuesve të shteteve evropiane në diskutime të rëndësishme mbi barazinë, përfshirjen dhe të drejtat e mësimdhënësve dhe nxënësve. Ky është një moment i rëndësishëm që dëshmon se Kosova ka zërin e saj të barabartë në tryezat evropiane të arsimit, duke ndikuar në politikat që sigurojnë një sistem arsimor më të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

- Advertisement -

SBASHK vazhdon të jetë zë i fuqishëm për mësimdhënësit e Kosovës në nivel ndërkombëtar!

Gjatë ditës së parë të takimit të përhershëm të ETUCE-së për barazinë janë diskutuar disa tema të ndryshme si: Barazia gjinore dhe përfshirja në arsim – Strategjia për të adresuar pabarazitë dhe diskriminimin në shkolla dhe institucione arsimore, kushtet e punës dhe të drejtat e mësuesve në Evropë – Politikat për pagë të barabartë, sigurina në vendin e punës dhe bilancin punë-jetë.

Digjitalizimi dhe barazia në arsim – Si të sigurohet që teknologjia të përdoret për të promovuar përfshirjen dhe jo për të thelluar hendekun arsimor etj. Po ashtu, gjatë këtij diskutimi është propozuar të hartohet një “Udhëzues mbi Politikën e Barazisë dhe Përfshirjes në Arsim”, dokument ky që përmban rekomandime të qarta për hartimin dhe zbatimin e politikave të barazisë në sistemin arsimor, përfshirja e mekanizmave për mbrojtjen nga diskriminimi, trajnime për mësuesit dhe masa për një ambient më gjithëpërfshirës në shkolla.

Gjatë kësaj tryeze është diskutuar edhe dobia e bazave online të praktikave të mira dhe mënyra se si mund të përmirësohet një gjë e tillë. Në dikutim u konkludua se baza online e praktikave të mira është e dobishme, por mund të përmirësohet duke shtuar raste konkrete nga vende të ndryshme, për të mësuar nga përvojat më të mira, duke krijuar një sistem filtrimi për praktikat e mira sipas vendit, llojit të shkollës dhe fushës së barazisë si dhe duke shtuar burime dhe modele të politikave që mund të përdoren drejtpërdrejt nga sindikatat dhe shkollat.

Po ashtu në takimin e ETUCE-s ku po marrin pjesë 47 pjesëmarrës nga shtete të Evropës, u shtrua nevoja për organizimin e një seminari online me temën “Përfshirja e grupeve të margjinalizuara në arsim”, i cili do të ishte shumë i vlefshëm për Kosovën dhe Shqipërinë, e që do të mbahej me mbështetjen e Komitetit të Përhershëm.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në shkollën “Emin Duraku” në Prizren po vazhdon procesi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve

Shkolla "Emin Duraku", në Prizren në përputhje me kërkesën e Ministrisë së Arsimit, respektivisht...

Pensionohet mësimdhënësi Salajdin Xhoxhaj nga Prizreni

Është pensionuar Salajdin Xhoxhaj ish drejtor i shkollës "Gani Saramati" nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net. Mësuesi...

Labearta Hasanramaj Selimi – Një shembull frymëzues i suksesit akademik dhe angazhimit kombëtar

Labearta Hasanramaj Selimi është një emër që sot simbolizon përkushtimin, dijen dhe pasionin për...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...