E shtunë, 22 Shkurt, 2025

SBASHK pjesë e aktivitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Irlandë

- Advertisement1-

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës, që numëron 11 milionë anëtarë është duke zhvilluar një aktivitet të rëndësishëm sindikal me temën kyçe “Sindikatat e arsimit mbështesin përfshirjen e refugjatëve dhe emigrantëve në arsim”.

Në këtë tryezë në mesin e 64 përfaqësuese sindikalë nga e tërë Evropa marrin pjesë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, nënkryetarja Vjollca Shala dhe sekretari i përgjithshëm Ymer Ymeri , të cilët kanë prezantuar përvojat e shkëlqyera të mësimdhënësve të Kosovës, të cilët pas dëbimit me dhunë të popullatës së Kosovës nga pushtuesi serb, kishin organizuar mësimin në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi me fëmijët e Kosovës duke bërë që të shërohen sado pak plagët dhe traumat e luftës dhe duke bërë të mundur vazhdimin e vitit shkollor, që ishte ndërprerë pas gjithë atyre masakrave e vrasjeve që bëri makineria vrastare e pushtuesit serb kudo në Kosovë.

- Advertisement -

Prania dhe kontributi i çmuar që SBASHK jep në të gjitha aktivitetet sindikale në Evropë e botë dëshmon për përkushtimin që Kosova të prezantohet në mënyrë të denjë dhe për respektin meritor që SBASHK-u gëzon nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe nga Internacionalja Botërore e Arsimit, që numëron 32 milionë anëtarë e të cilat vazhdimisht e kanë përkrahur sindikatën e arsimit të Kosovës për hir të përkushtimit e angazhimit maksimal të saj në mbrojtjen e të drejtave dhe realizimit të kresave të anëtarësisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....