SBAShK për vlerën e koeficientit: Shumicës së mësimdhënësve pagat iu rritën për rreth 100 euro

- Advertisement -

Sot është përcaktuar vlera e koeficientit në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

- paragrafi 1 -

Disa prej sindikatave e kanë cilësuar si të papranueshme këtë vlerë të koeficientit, ndërsa disa të tjera janë pajtuar më të.

- Advertisement -

SBASHK-u përmes një komunikate ka thënë se përcaktimi prej 105 eurosh të vlerës së koeficientit ka mundësuar që 90 për qind e anëtarësisë së tyre të kënë një rritje page mesatare rreth 100 euro.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve.

Ata gjithashtu kanë thënë se nuk kanë ndërmend të dërgojnë ankesë tek Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -

Komunikata e plotë:

Duke pas parasysh që një kohë të gjatë jemi angazhuar dhe kemi kërkuar në vazhdimësi që Ligji i pagave të jetësohet dhe pasi falë përkushtimit e angazhimit kishim arritur që të kemi një pozitë sa më të mirë në këtë Ligj dhe bazuar në koeficientet kjo edhe ishte arritur që të punësuarit në sistemin arsimor u ranguan në mes të koeficienteve 30-35 për qind, posaçërisht punonjësve të Arsimit Parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknik dhe administrativ si dhe çerdheve.

Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90 për qind e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro.

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji.Gjithashtu me qëllim të informimit të saktë të anëtarësisë dhe opinionit të gjerë japim sqarim se në këto faza nuk ka pas asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë.

Pra, SBAShK-u nuk ka ndërmend të dërgoj ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.