E diel, 24 Nëntor, 2024

SBAShK pas takimit me ministren Nagavci: Do ta diskutojmë grevën e 4 dhjetorit

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuara e Arsimit Shkencës dhe Kulturës pas një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do ta rikonsiderojnë vendimin e tyre për protestë, që ishte planifikuar të mbahet më 4 dhjetor 2021.

“Duke e vlerësuar si përmbajtjesor këtë takim, SBASHK do ta mbaj së shpejti një takim konsultativ nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për t’i informuar për rrjedhën e këtij takimi dhe për të vendosur çfarë tutje”, thuhet në një njoftim për media.

- Advertisement -

Sipas një njoftimi për media, përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar në fillim të këtij takimi se kanë bërë shumë përpjekje për të nisur takimet e sindikatës me përfaqësues të institucioneve me qëllim që të marrin informacione nga dora e parë lidhur me fatin e Ligjit të pagave.

“Ata kanë përcjell gjithë shqetësimet e anëtarësisë duke kujtuar se në mungesë të dialogut për një kohë të gjatë kërkesat ishin që të fillohet me veprime sindikale. Ata kanë shtuar se me arsye kanë pritur që në kuadër të rrjedhës së aktivitetit përgatitjen e versionit të Ligjit pas heqjes së gabimeve që ka përmendur Kushtetuesja, do të bëhej angazhim i përbashkët në përmirësimin e koeficientit për mësuesit dhe për qartësimin e pozitave dhe koeficienteve për një pjesë të të punësuarve në administratën e Universiteteve”, thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga ministri Sveçla dhe ministrja Nagavci që të angazhohen me gjithë mundësitë e tyre që në Ligjin e buxhetit të caktohen mjete buxhetore që do ta mundësonin implementimin e Ligjit të pagave.

Kurse, ministri Sveçla u ka deklaruar përfaqësuesve të SBASHK-ut se është duke u punuar në Ligjin e Pagave.

“Është menduar se faza fillestare do të kryhej më herët, por është parë se duhet pasur kujdes të shtuar në mënyrë që të mos bëhen prapë lëshime, të cilat do të ndikonin që edhe pas votimit të Parlament, Kushtetuesja të gjente lëshime dhe ta kthente prapë ligjin, gjendje kjo që do të shtonte pakënaqësitë te palët”, thuhet më tej.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...