SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 18 korrik do të mbajnë Kongresin e radhës, duke filluar nga ora 10:00.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në takimin e Kongresit, temë kryesore do të jetë mosgatishmëria e institucioneve për të diskutuar me SBASHK-un, “rast konkret mosgatishmëria e MASHTI-t dhe Qeverisë për të diskutuar Draftin e Kontratës Kolektive të cilin SBASHK e ka dorëzuar në MASHTI qysh në tetor të vitit 2024”.

- Advertisement -

Tutje, SBAShK-u shton se Kongresi do të vendos për veprimet e mëtutjeshme sindikale nga shtatori e tutje. /AlbanianEducation.net/.