E diel, 24 Nëntor, 2024

SBASHK paralajmëron sërish grevë: Të kryhet obligimi ndaj 400 punetorëve te arsimit me sëmundje të rënda

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e ka paralajmëruar Qeverinë se mund të ketë grevë.

Përmes një komunikate për media, SBASHK-u thotë se ky paralajmërim nuk është as shantazh e as kërcënim, por paralajmërim me kohë, se mund të ketë grevë.

- Advertisement -

“SBASHK në takimet e shumta me Ministren Nagavci ka shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ka kërkuar SBASHK nga Ministrja që të ngrit në Qeveri kërkesën që të ndahet buxhet për të pajisur shkollat me mjete të punës për shekullin 21 në mënyrë që të zëvendësohet shkumësi e shpuza me lop top e projektorë. Kemi ngritur zërin në këto takime edhe për trajnimet dhe kemi tejkaluar edhe pritjet tona duke organizuar , pa ndihmën e askujt, trajnime me mësimdhënës nga e tërë Kosova , aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë 5000 punëtorë të arsimit”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.

Tutje, SBASHK-u thotë se i ka kërkuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, të kërkojë nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi ndaj 400 punetorëve te arsimit me sëmundje të rënda, duke siguruar mjete buxhetore dhe duke i liruar nga procesi mësimor për një vit.

“Kemi kërkuar me ngulm që Ministrja Nagavci të kërkojë nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi moral e njerëzor ndaj 400 punëtorëve të arsimit me sëmundje të rënda e të veprojë, se paku, siç bëri Qeveria Hoti, që siguroi mjete buxhetore dhe liroi nga procesi mësimor për një vit këta njerëz, që vuajnë nga sëmundjet nga më të rëndat, por në vitin 2021 kjo nuk u realizua . Ne insistuam e apeluam edhe për vaksinimin e punëtorëve të arsimit dhe apeli ynë u dëgjua nga të gjithë dhe tani kemi me shumë se 95 % të punëtorëve arsimor të vaksinuar”, thuhet në komunikatë.

Sipas sindikatës, mësimdhënësit janë të gatshëm që procesin mësimor ta mbajnë në institucionet arsimore.

“Ne e kemi thënë publikisht e në emër të punëtorëve të arsimit se jemi të gatshëm e të përkushtuar , që pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga pandemia, të mbajmë procesin mësimor në institucione arsimore. Ne dëshmuam do të dëshmojmë se jemi në shërbim të arsimit, por edhe në shërbim të kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas SBASHK-ut, ministrja Nagavci po nervozohet sa herë po paralajmërohen veprime sindikale.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ministrja Nagavci dhe Qeveria sikur nuk duan t’i shohin e t’i pohojmë gjithë këto angazhime tonat në shërbim të arsimit dhe kurdo herë që mediet pyesin për paralajmërimet tona legjitime se nëse Qeveria nuk i mbanë premtimet dhe fjalën e dhënë do të ketë veprime sindikale Ministrja Nagavci nervozohet dhe përmend fjalët shantazh dhe kërcenim”, deklaron SBASHK-u.

SBASHK-u deklaron se kur ishte marrë vendimi për pezullimin e protestave dhe grevave, sindikata kishte dhënë një afat për plotësimin e kërkesave nga ana e Qeverisë.

Por, SBASHK-u thotë se institucionet nuk po i respektojnë afatet e caktuara.

“Ministrja Nagavci ishte edhe në takimin tonë me Ministrin Sveçla dhe ne pezulluam protestat e grevat për t’i dhënë hapësirë dialogut dhe punës së qetë të komisionit te ngritur për ligjin e pagave, por kërkuam afate dhe kjo është shumë e drejtë e po ashtu u deklaruam publikisht se nëse këto afate nuk respektohen në fund të marsit organet e SBASHK do ta dëgjojnë zërin e anëtarësisë dhe nuk përjashtohen as veprimet sindikale, gjegjësisht grevat dhe Qeveria do të jetë përgjegjëse pse nuk ka mbajtur fjalën dhe premtimin e dhënë. Ky nuk është As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...