SBASHK paralajmëron protestë të mësimdhënësve me 4 dhjetor

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë, Rrahman Jasharaj ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve.

- paragrafi 1 -

Jasharaj gjatë këtij takimi ka paralajmëruar protestë të mësimdhënësve me datën 4 dhjetor të këtij viti.

- Advertisement -

Ai tha se kjo protestë do të mbahet me shpresën që Qeveria do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, shkruan Jepi zë.

Në rast se kjo nuk ndodh, Jasharaj ka paralajmëruar se do të futen në grevë në të gjitha nivelet e arsimit.

Ndryshe, kërkesa e tyre drejtuar Qeverisë është miratimi i ligjit të pagave.
Jasharaj ka rikujtuar edhe takimet që kanë pasur me opzitën e dikurshe që tani qeverisin vendin, dhe premtimet e tyre se pagat e mësimdhënësve duhet të përmirësohen.