SBASHK organizoi tri grupe të testit në Suharekë e Shtime

- Advertisement -

SBASHK të dielën organizoi tri grupe të testimit për mësimdhënësit që e kanë ndjekur trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, në Shtime dhe Suharekë.

- paragrafi 1 -

Në Shtime testi u administrua nga Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, kurse i pranishëm për ta përcjellur nga afër testin ishte edhe kryetari i SKAP-it për Shtime, Xhavit Rexhaj.

- Advertisement -

Këtë grup të trajnimit e kishte udhëhequr trajneri i përzgjedhur nga SBASHK, Ferid Shaqiri.

Sekretari i përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja Nezafete Jakupi organizuan edhe dy grupe të testimit në Suharekë, ku trajnerë të përcaktuar nga SBASHK ishin Emin Hoxha dhe Skender Gashi.

Kurse për ta përcjellur nga afër testin ishte edhe kryetari i SKAP-it për Suharekë, Nazim Gashi.

- Advertisement -