SBASHK organizoi testin për dy grupe të mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin

- Advertisement -

SBASHK të dielën organizoi testin për një grup të mësimdhënësve në Pejë, të cilët me sukses e kanë përfunduar trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike më mësimdhënie”.

- paragrafi 1 -

Testi u administrua nga Sekretari i përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja Nezafete Jakupi, ndërkohë i pranishëm për ta përcjellur nga afër mbarëvajtjen e testit ishte edhe kryetari i SKAP-it për këtë komunë, Isuf Lajçi.

- Advertisement -

Trajnimi ishte udhëhequr nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Burim Krasniqi.

Të dielën po ashtu u organizua testi edhe në Malishevë, ku një grup i mësimdhënësve e përfunduan me sukses trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike më mësimdhënie”, me trajner Albert Samadraxha.

Testi në Malishevë u administrua nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe zyrtari ligjor, Blendor Shatri.

- Advertisement -

SBASHK po vazhdon me trajnime në shumë komuna të Kosovës si Gjilan, Drenas, Kaçanik, Podujevë e Fushë-Kosovë.