SBASHK organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve në Podujevë

- Advertisement -

SBASHK ka organizuar të dielën testet për dy grupe të mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në komunën e Podujevës.

- paragrafi 1 -

Testet u administruan nga sekretari i përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja Afërdita Ahmeti, ndërsa i pranishëm për ta përcjellë mbarëvajtjen e testit ishte edhe kryetari i SKAP-it në Podujevë, Fadil Halimi.

- Advertisement -

Dy grupet e trajnimit ishin udhëhequr nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Kadri Hyseni.
SBASHK ka filluar të shtunën me shtatë grupe të trajnimit derisa po vazhdon edhe me tetë grupe tjera të filluara një javë më parë në dy programe të trajnimit: “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” dhe “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”.