E premte, 24 Janar, 2025

SBASHK: Nuk do t’i kompensojmë orët e humbura

- Advertisement1-

Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, ka thënë se orët e humbura gjatë muajit shtator, për shkak të grevës, nuk do të zëvendësohen.

Gashi thotë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, sipas tij, ka qenë i njëanshëm, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, por ne do ta respektojmë kontratën kolektive, gjegjësisht nenin 34, të kontratës kolektive të pikës 8, ku thuhet se orët mësimore gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë një marrëveshje të veçantë. Vendimi i zonjës Nagavci ka qenë vendim i njëanshëm, andaj ne orët nuk do t’i zëvendësojmë. Ne do ta respektojmë kontratën kolektive”, ka thënë Gashi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kompania Pestova gëzon parafillorët e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, iu dërgon Vipa Chips

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzojë nxënësit si në fshatra ashtu edhe në...

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Vitisë

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Vitia për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike...