SBASHK-u i përkrahur nga Qendra Amerikane të Solidaritetit ka vazhduar të realizojë aktivitin e takimeve me veprimtarë sindikal nga të gjitha komunat për të prezantuar Doracakun lidhur me shpalljen e grevave të ligjshme, që është përgatitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i SBASHK-ut:
Takime të sukseshme e përmbajtësore të SBASHK-ut edhe në Prishtinë e Mitrovicë
SBASHK-u i përkrahur nga Qendra Amerikane të Solidaritetit ka vazhduar të realizojë aktivitin e takimeve me veprimtarë sindikal nga të gjitha komunat për të prezantuar Doracakun lidhur me shpalljen e grevave të ligjshme, që është përgatitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ky aktivitet ka filluar në Pejë për të vazhduar në Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë për ta përmbyllur këtë agjendë me takimin e së premtes së 28 qershorit në Gjilan.
Në takimin me veprimtarët sindikal nga Prishtina, Podujeva, Drenasi, Fushë Kosova, Obiliqi e universiteti që u mbajt në Prishtinë zyrtarja e lartë e Qendrës Amerikane rë Solidaritetit, znj. Bruna Hylviu, ka treguar fillimisht për angazhimet e kësaj qendre duke vlerësuar lart bashkëpunimin me SBASHK e duke kujtuar shëmbuj konkret të aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të forcimit të vazhdueshëm zërin sindikal.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke përshëndetur pjesëmarrësit ka falënderuar pjesëmarrësit duke shprehur respekt meritor për Qendrën Amerikane të Solidaritetit e duke përgëzuar Institutin e Kosovës për Drejtësi për gjithë angazhimet dhe për përgatitjen dhe publikimin e Doracakut lidhur me shpalljen e grevës së ligjshme.
Në pjesën e dytë të takimit përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj e Arrita Rezniqi, kanë prezantuar doracakum e pastaj bashkë me nënkryetaren e SBASHK-ut Vjollca Shala, kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit, të cilët kanë lavdëruar këtë aktivitet dhe kanë shtruar edhe pyetje duke marrë përgjigje të argumentuara.
Takim i suksesshëm e përmbajtjesor u zhvillua edhe me veprimtarët sindikal të Mitrovicës, Skënderajt, Vushtrrisë, Leposaviqit, Zveçanit dhe universitetit.
Në hapje të takimit zyrtarja e lartë e Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Bruna Hylviu, ka treguar për aktivitetet e kësaj Qendre për të shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë e duke premtuar mbështetje edhe në të ardhmen për ta forcuar zërin sindikal.
Kryetari Jasharaj edhe në Mitrovicë ka falenderuar Qendrën Amerikane të Solidaritetit për mbështetjen e vazhdueshme në angazhimet sindikale dhe Institutin e Kosovës për Drejrësi për bashkëpunim duke e përgëzuar për angazhimet në mbrojtje të drejtësisë dhe të drejtave të individëve dhe organizata, që u janë cenuar të drejtat dhe liritë njerëzore dhe për përgatitjen dhe publikimin e Doracakut për shpalljen e grevave të ligjshme.
Në pjesën e dytë të takimit, përfaqësuesit e IKD-së, Naim Jakaj e Gëzim Shala, kanë prezantuar doracakun e pastaj bashkë me nënkryetaren, Vjollca Shala kanë zhvilluar bashkëbisedë me pjesëmarrësit lidhur me Doracakun duke u përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve për veprimet sindikale dhe për çështje të tjera sindikale.