E hënë, 25 Nëntor, 2024

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

- Advertisement1-

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4 dhjetor, shkruan AlbanianEducation.net.

“Pas takimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, në të cilin është analizuar situata aktuale dhe janë thënë kritika të ashpra e të arsyeshme ndaj Qeverisë dhe veçmas ndaj Ministrisë së Arsimit për mungesë të dialogut dhe për shkak të qasjes të gabuar ndaj kërkesave legjitime të anëtarësisë së SBASHK-ut dhe veçmas ndaj bllokimit me qëllim të Ministres Nagvci të negocimit për Kontratën e re Kolektive të Arsimit, në orët e mbrëmjes së të dielës është mbajtur takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të gjithë kanë ripërsëritur vendimin e Këshillit Drejtues për të filluar me veprime sindikale.”

- Advertisement -

Kjo protestë do të mbahet para Ministrisë së Arsimit e më pas do të marshohet drejt Qeverisë dhe Kuvendit.

“U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesi së qendrore duke qenë rreth 2000 protestues. Kjo protestë do të nisë para Ministrisë së Arsimit e pastaj do të marshohet drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.”

SBASHK ka njoftuar se do të vazhdojnë me veprime tjera sindikale.

“Ky do të jetë veprim i parë sindikal pas protestës së 1 majit të këtij viti dhe përpjekjeve të vazhdueshme për dialog, dhe do të vazhdohet edhe me veprime të tjera sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën në tërë sektorin e arsimit nëse Qeveria dhe në veçanti Ministria e Arsimit nuk reflekton dhe nuk nisë negocimin për Kontratën e re Kolektive të Arsimit, e cila është bazë që siguron respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit dhe nuk ka shtet në botë që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka të nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe të Kontratave kolektive të sektorëve, por nëKosovë kjo po ndodh dhe prandaj duke respektuar vullnetin e anëtarësisë jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale. SBASHK-u për gjithë angazhimet dhe përkushtimin ndaj kërkesave të anëtarësisë gëzon mbështetjen e fuqishme të Unionit të Sindikatave të Evropës, që numëron 11 milionë anëtarë dhe të Internacionales Botërore të Arsimit, që numëron 32 milionë anëtarë nga e tërë bota.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...