SBASHK nis trajnimet me mësimdhënës në dy programe

- Advertisement -

SBASHK ka filluar në këtë vikend edhe me gjashtë grupe të trajnimit në programet: “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” dhe “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social”.

- paragrafi 1 -

Trajnimet që po mbahen në katër grupe në Prizren, të shtunën i vizitoi kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm, z. Ymer Ymeri dhe zyrtaren Nezafete Jakupi.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Prizren bashkëbiseduan për çështje aktuale dhe falënderuan kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniveristar për Prizrenin, Reshit Kushaj, anëtaren e Këshillit Drejtues, znj. Hyrie Hoti dhe veçmas drejtoreshen e Shkollës Profesionale “Ymer Prizreni”,  Myvedete Gavazaj për mikpritjen dhe mundësimin e organizimit të këtij aktiviteti.

Trajnimi në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” filloi edhe në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Gjatë vikendit po ashtu SBASHK organizoi testin me shkrim në tri module: word, excel dhe power point, për vijuesit e trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në Pejë të cilët e kanë përfunduar trajnimin, derisa një grup në këtë komunë po e vazhdon trajnimin në programin e njëjtë. /AlbanianEducation.net