E diel, 24 Nëntor, 2024

SBASHK nis takimet: Të rritet vlera e koeficientit për së paku 30% – të zbatohet me pagën e shtatorit

- Advertisement1-

Përfaqësues të SBASHK-ut kanë mbajtur dje takimin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Ferizajt.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm,  Ymer Ymeri, morën pjesë në takimin e Kuvendit te Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Ferizaj, në të cilën u diskutuan disa pakënaqësi të mësimdhënësve në këtë komunë.

- Advertisement -

Duke hapur këtë takim, kryetari i këtij Kuvendi ka përshëndetur të pranishmit duke falënderuar pastaj nënkryetaren e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm për pjesëmarrje dhe për kontributin që do ta japin gjatë gjithë bashkëbisedave me pjesëmarrësit e këtij takimi.

Pjesëmarrësit e këtij takimi në Ferizaj, ngriten shqetësimin e Kontratës Kolektive për të cilën SBASHK u zotua se do të formohet komisioni për hartimin e Draft-Kontratës Kolektive të Arismit të Kosovës dhe brenda javës të përfundoj ky angazhim për ta dërguar pastaj për diskutim publik tek anëtarësia dhe pastaj të bëjë draftin final për ta dorëzuar në MASHTI.

Po ashtu në këtë takim u përkrah iniciativa qytetare e SBASHK-ut për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti për të mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime nga anëtarësia dhe qytetarë të tjerë për ta dërguar në Parlament për procedurat gjegjëse dhe për ndryshimet, duke kthyer pikën 6 të nentit 8 të Ligjit bazik.

Pjesëmarrësit e këtij takimi përkrahën edhe kërkesën që t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë, për ngritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30% me rishikim të buxhetit të vitit 2024 ose me vendim të Qeverisë, por kjo ngritje të filloj së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024.

Pjesëmarrësit në këtë takim shprehën brengosje të thellë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, sidomos për pagesën e përvojës së punës në 15 vitshin e parë, por ende të paguhen me 0.25%, edhe pse Kushtetuesja ka konstatuar që kjo është shkelje kushtetuese dhe me këtë që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave, të punësuarit dëmtohen me rreth 4% të pagës.

Ata kërkojnë nga Qeveria që këtë vendim të fillojë t’a implementojë në mënyrë retroaktive nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. Pjesëmarrësit e këtij takimi shprehen mbështetje të fuqishme për angazhimimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...