SBASHK: Nëse sot nuk iu dalin pagat mësimdhënësve në Viti, të premten protesta para Qeverisë

- Advertisement -

Te punëtorët e arsimit në Viti sa vjen e shtohet mllefi dhe pakënaqësia e arsyeshme ngase edhe në ditën e mërkurë nuk u janë procesuar pagat e muajit shtator.

- paragrafi 1 -

Për të ndarë këto shqetësime me ta, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri e zyrtarin ligjor, Blendor Shatri, në orët e pasditës të së mërkurës kanë qendruar në Viti.

- Advertisement -

Ata bashkë me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë, Kemajl Bislimi, janë takuar me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti dhe bashkërisht kanë shprehur shqetësimin për situatën e krijuar, duke mbështetur shpresat se insititucionet qendrore do të jenë në krye të detyrës dhe do të bëjnë zgjidhje urgjente në mënyrë që punëtorëve të arsimit që nesër t’ua procesojnë pagat e shtatorit.

Kryetari Haliti dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut apelojnë te Ministria e Financave që të angazhohet sinqerisht dhe të procesojë pagat edhe për punëtorët e arsimit në Viti.

Ata janë shprehur se qëndrojnë pranë punëtorëve arsimorë të kësaj komune dhe do të jenë pjesë e çdo angazhimi e veprimi të tyre.

- Advertisement -

Pas kësaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kësaj komune, të cilët kanë përcjellë shqetësimet e arsyeshme të anëtasisë dhe kanë treguar se ata kanë kërkuar veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën në gjithë insritucionet arsimore të Vitisë .

SBASHK thotë se pas një debati të gjatë, ky Kuvend ka vendosur që nëse nuk bëhet procesimi i pagave të enjten, atëherë të premten, kryetarët dhe anëtarët e kryesive të shoqatave sindikale të institucioneve arsimore të Vitisë, do të protestojnë para Qeverisë si paralajmërim i fundit ky dhe nëse nuk bëhet procesimi i pagave, atëherë të shkohet me grevë në të gjitha shkollat e Vitisë.

“Punëtorët e arsimit nga e tërë Kosova do të solidarizohen përmes formave e veprimeve të ndryshme sindikale me koleget e kolegët e tyre nga Vitia”, thotë SBASHK. / AlbanianEducation.net