E hënë, 24 Shkurt, 2025

SBASHK-u paralajmëron se nëse dialogu me Qeverinë nuk jep rezultat, do të ndërmerren veprime sindikale

- Advertisement1-

SBASHKka uruar  mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për vitin e ri shkollor.

SBASHK thotë se nëse dialogu nuk jep asnjë rezultat me Qeverinë atëherë do të respektojnë vullnetin e mësimdhënësve për veprime sindikale ku do të vendosin përfaqësuesit nga çerdhet e deri në universitete në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër po fillojmë edhe një vit shkollor për të vazhduar betejat për dije dhe arritje të reja. Edhe në këtë vit shkollor do të përballemi me shumë sfida, por bashkërisht mund t’i tejkalojmë më lehtë.

Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, ne jemi në vazhdimësi të angazhimeve që me dialog të gjejmë zgjidhje meritore për kërkesat tuaja legjitime edhe pse nuk e kemi të lehtë sepse Qeveria vazhdon me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave në tërësi.

Ne do të vazhdojmë me aktivitetet dhe me komunikimin me institucionet dhe palët tjera me qëllim që të realizojmë gjithë kërkesat e anëtarësisë, por nëse dialogu nuk jep asnjë rezultat, atëherë ne do të respektojmë vullnetin tuaj edhe për veprime sindikale për të cilat vendosin përfaqësuesit tuaj që nga çerdhet e deri në universitete në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut

Urime viti i ri shkollor dhe na priftë e mbara bashkë e në SBASHK.

Prishtinë, 2 shtator 2024,

- Advertisement -rrrrrrr

Zyra për informim e SBASHK

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...