E diel, 23 Shkurt, 2025

SBASHK nënshkruan marrëveshje me Klinikën “Olive” – do të përfitojnë mësimdhënësit

- Advertisement1-

SBASHK ka nënshkruar marrëveshje me Klinikën “Olive”, përmes së cilës u ofron të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut dhe familjarëve të ngushtë, shërbime shëndetësore dhe laboratorike me 20 % zbritje.

Marrëveshjen e nënshkruar paraprakisht nga drejtori i kësaj Klinike, Fatmir Sejdiu, sot e nënshkroi Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili u shpreh i lumtur për shërbimet e ofruara nga kjo Klinikë për anëtarët e SBASHK-ut, përmes kësaj marrëveshjeje.

- Advertisement -

Të gjithë anëtarët e SBASHK-pasi të dëshmojnë me kartelën e anëtarësisë se janë anëtarë të SBASHk-ut gëzojnë zbritje 20% në shërbimet laboratorike që kryhen në OLIVE MEDICAL CENTER L.L.C. (biokimi, dhe hematologji), mjekësi familjare dhe dhënie të terapisë (dhënie infuzioni, dhënie injeksioni,etj). Këto zbritje aplikohen në të gjitha pikat e Olive Clinic (Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Suharekë dhe Prizren). Në dep. e radiologjisë ofrohet 20% zbritje vetëm në pikën e Olive Clinic në Mitrovicë.

Shërbimin e certifikatave shëndetësore për anëtarët e SBASHK, “Olive Clinic” do ta ofrojë me çmim 10.00 € nga 15.00 € që është çmimi real.

Kjo Klinikë ofron shërbime në disa qytete të ndryshme të Kosovës si: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan dhe Suharekë.

E pranishme në këtë nënshkrim të marrëveshjes ishte edhe Menaxherja e shitjes në Klinikën “Olive”, Egzona Maliqi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...