SBASHK i përfaqësuar nga kryetari z. Rrahman Jasharaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Spitalin Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim, Banja e Kllokotit “Nëna Naile” në Kllokot, të përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Yll Morina, me autorizimin e drejtorit të Përgjithshëm, Dardan Novosella.
Me këtë marrëveshje SBASHK-u u mundëson të gjithë anëtarëve të vet shfrytëzimin e shërbimeve të Banjës “Nëna Naile” në Kllokot me zbritje, ku përfshihen të gjitha shërbimet standard të Banjës duke filluar nga kontrolla fillestare mjekësore, ushtrimi i terapive të caktuara nga mjeku specialist i fiziatrisë, ushqimi dhe fjetja, sipas marrëveshjes.
Marrëveshja është nënshkruar më 28 tetor 2025 dhe vlen për një vit. SBASHK mbetet i përkushtuar në ofrimin e shëbrimeve shëndetësore me kosto sa më të ulët për anëtarët e vet duke lidhur marrëveshje me qendra të ndryshme spitalore në vend.
