SBASHK ka filluar të shtunën me 15 grupe të trajnimit për mësimdhënësit anëtar, derisa të dielën fillojnë edhe dy grupe të reja, në dy programe të ndryshme të trajnimit.
Në Ferizaj SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, dy në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnerët Arsim Qalaj dhe Xhemil Halili si dhe dy grupe në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, me trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK, Emrush Ahmeti dhe Bashkim Hyseni.
Mësimdhënësit të cilët e filluan trajnimin i vizitoi edhe anëtari i kryesisë së SBASHK-ut në Ferizaj, Arben Xhokli, i cili u kujdes për fillim të mbarë dhe mbarëvajtjen e trajnimeve.
Po ashtu në Podujevë SBASHK filloi të shtunën me 4 grupe të trajnimit, dy në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK, Blerim Hyseni dhe Leutrim Sadiku si dhe dy grupe në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, me trajnerët Afrim Gashi dhe Nora Haliti.
Edhe mësimdhënësit e Podujevës i vizitoi kryetari i NSKAP-it për këtë komunë, Fadil Halimi, i cili mëismdhënësve u dëshiroi arritje sa më të larta profesionale.
SBASHK të shtunën filloi edhe me tri grupe të trajnimit në Mitorvicë, një në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 1 me trajner Kadri Hyseni, një grup në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 2 me trajner Fevzi Selmani si dhe një grup në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” me trajneren e përcaktuar nga SBASHK, Lindita Muja.
Për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e trajnimit si dhe kushtet e punës së mësimdhënësve, trajnimet e filluara i vizitoi kryetari i NSKAP-it për Mitrovicë, Isa Ismajli i cili u dëshiroi sukses dhe punë të mbarë mësimdhënësve.
Ndëkrohë në Rahovec SBASHK e filloi një grup të trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnere Albana Duraku, derisa të dielën pritet të fillojë grupi i dytë i trajnimit në po të njëjtin program dhe do të udhëhiqet nga e njëjta trajnere.
Edhe në Gjilan filloi një grup i trajnimit të shtunën dhe i dyti do të fillojë të dielën “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, të cilat do të udhëhiqen paralelisht nga trajnerja Ibadete Limoni.
Kurse në Istog filloi një grup i trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajner Burim Krasniqi kurse në Junik filloi një grup i trajnimit në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, me trajnerin e përcaktuar nga SBASHK, Ilir Gashi.
Të gjitha trajnimet po organizohen nga SBASHK për anëtarët e vet pa pagesë, derisa vazhdon mbështetja për anëtarësinë në përgatitjet profesionale dhe ngritje të cilësisë së arsimit.